Matjet e fundit: VV-ja bie 5%, PDK-ja rritet

10:50 | 06 Maj 2025
matjet-e-fundit:-vv-ja-bie-5%,-pdk-ja-rritet

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, mbrëmë është diskutuar për matjet e fundi për partitë politike.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se cila kompani i ka bërë këto matje, autori i emisioni, Ermal Panduri, ka thënë se në bazë të këtyre matjeve, VV-ja bie 5 për qind, kurse PDK-ja rritet 3 për qind.

Analisti politik i këtij emisioni, Astrit Gashi ka thënë se kjo rënie mund t`i lëviz matematikat.

“Me rënia 5 për qind nuk është se nuk lëvizin matematikat”, ka thënë Gashi.

Komento: