Mbledhja e Këshillit të VV-së u mbajt në UP, Lushaku-Sadriu: Nuk respektuan pavarësinë institucionale të UP-së, e përdorën si vegël politike

18:48 | 10 Maj 2025
mbledhja-e-keshillit-te-vv-se-u-mbajt-ne-up,-lushaku-sadriu:-nuk-respektuan-pavaresine-institucionale-te-up-se,-e-perdoren-si-vegel-politike

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se mbledhja e sotme e Këshillit të VV-së u mbajt në objektin e Universitetit të Prishtinës, i cili është institucion i pavarur.

“Sot, në objektin e Universitetit të Prishtinës, një institucion i pavarur që duhet të ruhet nga ndikimet politike, u mbajt mbledhja e Këshillit të VV-së.” ka shkruar ajo.

Tutje Lushaku-Sadriu ka thënë se VV-ja jo vetëm që nuk i respektoi vendimet e UP-së por e përdori atë si vegël politike.

 

 

Komento: