”Me habiti shumë”, Abdixhiku: Shqetësuese që Kurti s’e kupton urgjencën e formimit të institucioneve

15:31 | 15 Maj 2025
”me-habiti-shume”,-abdixhiku:-shqetesuese-qe-kurti-s’e-kupton-urgjencen-e-formimit-te-institucioneve

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është prononcuar pas takimit që ai dhe liderët e tjerë politikë kanë pasur me presidenten Vjosa Osmani.

I pari i LDK-së ka thënë se ai është habitur nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i cili, sipas Abdixhikut, në takim ka thënë se formimi i institucioneve të reja nuk është çështje urgjente.

‘‘Presidentja nuk jep zgjidhje. Gjithsesi kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka të drejtën e formimit të shumicës. Pretendon se mund ta bëj, le ta bëjë. Ajo çka me habiti shumë ishte fakti që na tha se ‘’s’ka asnjë urgjencë, kjo pritje është më shumë çështje mediatike e jo e popullit të Kosovës. E me këtë s’pajtohem fare, është çështje shumë urgjente. Me lan vendin pa institucione me u mbledh 16 herë pa asnjë rezultat, dhe pa asnjë shpresë në horizont, është çështje shumë urgjente. Dhe fakti që nuk e kupton që është urgjente, është edhe më shqetësuese’, ka thënë ai.

Komento: