Me një minutë heshtje për dëshmorët, nis vazhdimi i seancës konstituive

10:34 | 05 Maj 2025
me-nje-minute-heshtje-per-deshmoret,-nis-vazhdimi-i-seances-konstituive

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive.

Kjo është hera e 11’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për të konstituar kuvendin.

Tashmë kanë përfunduar dy pika – ajo për votimin e komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit dhe betimit të deputetëve.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se në sallë janë 111 deputetë.

“Sot është 5 maji Dita e Dëshmorëve, ju ftoj të gjithëve që me një minutë heshtje  të nderojmë të gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës”, tha ai.

Komento: