Mëngjesi i “Ditës së Punëtorëve” do të nisë me seancën e nëntë konstituive

15:08 | 29 Prill 2025
mengjesi-i-“dites-se-punetoreve”-do-te-nise-me-seancen-e-nente-konstituive

Të enjten është 1 Maji që njihet si “Dita e Punëtorëve”.

Atë ditë, do të mbahet seanca e nëntë konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi ajo e teta dështoi sot.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ia doli as sot të marrë votat e mjaftueshme për Kryetare të Kuvendit pasi deputetët e Opozitës nuk e votuan as për të gjashtën herë

Haxhiu  mori 54 vota për, 44 kundër dhe tri abstenime.

Seanca e nëntë nis të enjten me fillim të orës 10:00.

 

Komento: