Merzi i Gjermanisë e godet sërish Putinin me sanksione për mospjesëmarrje në bisedimet e paqes

11:42 | 16 Maj 2025
merzi-i-gjermanise-e-godet-serish-putinin-me-sanksione-per-mospjesemarrje-ne-bisedimet-e-paqes

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër presidentin rus Vladimir Putin për mungesën e tij në bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës që po zhvillohen në Stamboll, duke paralajmëruar një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës, raporton CNN.

Këto bisedime përfaqësojnë herën e parë që palët ndërluftuese takohen drejtpërdrejt në ndonjë nivel që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Megjithatë, presidenti rus, Putin ka refuzuar të marrë pjesë personalisht, duke dërguar në vend të tij një delegacion të nivelit të ulët, gjë që është kritikuar nga shumë liderë ndërkombëtar.

“Fakti që presidenti Zelenskyy udhëtoi drejt Turqisë pavarësisht kësaj është një gjest i jashtëzakonshëm. Putin nuk u paraqit — dhe kjo e vendos atë në anën e gabuar,” ka shkruar Merz në X, duke shtuar një paketë e re sanksionesh është gati dhe do të miratohet të martën në Bruksel.

Ndaj mungesës së Putinit në bisedime, kanë reaguar me tone të ashpra edhe liderë të tjerë evropianë, me kryeministri britanik Keir Starmer, i cili gjatë vizitës në Shqipëri tha se Moska “po pengon paqen”.

Ndërkohë, sipas Reuters, edhe ministri i jashtëm francez Jean-Noël Barrot, duke folur nga qyteti bregdetar turk Antalya, tha se përballë Ukrainës “kishte një karrige bosh që e priste Putinin”,.

Komento: