Milan ‘dridh’ Serie A, po synon transferimin e yllit nga Premierliga
AC Milan po monitoron me interesim situatën e Bernardo Silva, raportojnë mediat spanjolle.
Sipas “Marca”, mesfushori portugez pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe kuqezinjtë janë ndër klubet që po shqyrtojnë transferimin e tij.

31-vjeçari ka tërhequr interesim edhe nga klube si Barcelona, Juventus dhe Atlético Madrid, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e hapur, raporton ORAinfo.
Nëse transferimi realizohet, Silva do të ishte një përforcim i madh për Milanin falë eksperiencës dhe cilësisë që ka treguar ndër vite në Premier League me Cityn. /ORAinfo/
