Vetëm një javë ka mbetur para fundit të dritares së transferimit të janarit dhe çdo klub i madh evropian është i përfshirë në disa negociata për transferim.
Milan kanë paraqitur nënshkrimin e tyre të ri Piatek dhe kanë përfunduar gjithashtu marrëveshjen për nënshkrimin e dytë të janarit).
Në Itali, Juventusi merret me çështjen Medhi Benatia.
Marokueni dëshiron të largohet nga klubi para fundit të muajit, por Zonja e Vjetër nuk ka kohë për të nënshkruar me një zëvendësim dhe tani për tani ka refuzuar dëshirën e lojtarit për t’u larguar.
Juventusi është një nga klubet e interesuara për të nënshkruar me lojtarin e Brescia, Sandro Tonali i cili njihet si ‘Pirlo i ri’ dhe gjithashtu ka shumë klube që e ndjekin atë.
Duke folur me Il Corriere dello Sport, Massimo Cellino zbuloi interesimin e Romës dhe Liverpulit.
“Roma ka bërë një kërkesë për Tonalin, kam pasur shumë takime me Baldissonin, por dua ta mbaj lojtarin për një kohë të gjatë. Sa më shumë kohë të jetë e mundur. Ai është vetëm 18 vjeç dhe unë kam qenë i kontaktuar edhe nga Liverpooli”, tha ai. /ORAinfo/