Milani merr vendimin e papritur për Gennaro Gattuson

10:07 | 29 Dhjetor 2018

Është përfolur shumë për shkarkimin e mundshëm të Gennaro Gatussos.

Milan nuk e ka konsideruar kurrë shkarkimin e trajnerit ka thënë drejtori sportiv, Leonardo.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, thuhet se po qëndron nën presion me skuadrën e tij që ka katër ndeshje pa fitore në Serie A, dhe ku në këto katër ndeshje nuk ka arritur të shënoi së paku një gol.

Kjo është periudha më e gjatë e Milanit pa shënuar një gol në ligë që nga viti 1984, dhe presioni po rritet drejt Gattusos, që nuk duhet ta diskutojë fitoren në fundjavë ndaj Spal në ‘San Siro’.

“Nuk e kemi menduar kurrë largimin e Gattusos”, u ka thënë Leonardo gazetarëve.

“Mund ta mohojmë këtë situatë të përgjithshme”.

“Milan e filloi me nguti këtë vit, dhe po përpiqemi të rregullojmë një situatë që ka filluar në këtë mënyrë”.

Komento: