Milot Rashica kështu ia bën qejfin të birit

08:54 | 26 Gusht 2022

Një baba si Milot Rashica.

Futbollistit të njohur Milot Rashicës, duket se po i ka hije çanta e kopshtit që po ia mbanë në dorë të birit.

Ai në një postim ka shpërndarë një fotografi me djalin e tij Tianin dhe imazhet përcjellin më së miri lumturinë e futbollistit dhe të birit.

Futbollisti nga Vushtria po kalon momente të mrekullueshme me familje dhe kjo dëshmohet përmes fotove, shkruan Kosovarja.

Vogëlushi simpatik pa dyshim ja ka ndryshuar jetën dhe e ka bërë një baba shumë të përkushtuar e të ndjeshëm.

Komento: