“Mirëserdhët”, Osmani arrin në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian

11:03 | 16 Maj 2025
“mireserdhet”,-osmani-arrin-ne-tirane-per-samitin-e-komunitetit-politik-europian

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në samitin e Komunitetit Politik Europian ku e përfaqëson Kosovën.

Ajo u prit nga nikoqiri i ngjarjes, kryeministri Edi Rama.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës, raporton Gazeta Express.

Nga ora 11:45 do të flasin disa nga liderët kyçë të samitit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të pasojë fjalën e Ramës.

Komento: