Kreu i AKR-së, Bexhet Pacolli ka reaguar pas mos konstituimit të Kuvendit.
Dështimin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për të 14-tën herë, Pacolli e quan tallje me qytetarët dhe shtetin.
Ai është shprehur i ashpër me deputetët, të cilët sipas tij, pa pikë turpi po hynë në sallë vetëm për tu larguar pas pesë minutash, pa asnjë përgjegjësi. /FrontOnline/
Reagimi i plotë:
Pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi, por me pagese!!!.
Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin.
Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?