Moskonstituimi i Kuvendit, Lushaku-Sadriu: Kosova po humb, po humbasim kohë dhe po humbasim efikasitet

17:45 | 03 Maj 2025
moskonstituimi-i-kuvendit,-lushaku-sadriu:-kosova-po-humb,-po-humbasim-kohe-dhe-po-humbasim-efikasitet

Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur e lumtur se është bërë pjesë e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, pasi është hera e parë për të që është deputete.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se me moskonstituimin e parlamentit është duke humbur Kosova.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e Kuvendi të Kosovës, por zhvillimet edhe mosarritja e konstituimit të Kuvendit edhe si procedurë është një ndjenjë e keqe. Kosova po humb, po humbasim kohë dhe po humbasim efikasitet, që do të mund të ishte shumë produktiv edhe për vendin tonë, edhe mosushtrimi i mandatit është një pjesë që vështirëson në këtë proces, shpresoj të zhbllokohet sa më shpejtë”, ka thënë Lushaku-Sadriu

Komento: