Muharrem Nitaj, propozimi i AAK-së për KQZ

21:08 | 24 Prill 2025
muharrem-nitaj,-propozimi-i-aak-se-per-kqz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka kërkuar partive politike që t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka propozuar Muharrem Nitajn për anëtar të KQZ’së nga radhët e kësaj partie.

“Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u përkrah propozimi i kryetarit Haradinaj që anëtar i KQZ nga radhët e Aleancës të jetë Muharrem Nitaj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ky propozim u bë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së AAK’së, ku u diskutua edhe për ngërçin politik, dhe nevojën e krijimit të institucioneve që kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare.

 

Komento: