Muharremi thotë se kriza energjetike po menaxhohet krejt mbrapsht

10:11 | 20 Maj 2025
muharremi-thote-se-kriza-energjetike-po-menaxhohet-krejt-mbrapsht

Njohësi i politikave publike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar qeverinë për mënyrën si po trajton krizën energjetike, duke e quajtur ndihmën për bizneset “qesharake dhe të turpshme”.

Sipas tij, rritja e faturave deri në 260% nuk kompensohet me masa si fasadat apo dritat efikase, ndërsa mungesa e konkurrencës në treg po dëmton rëndë ekonominë, transmeton klankosova.tv.

”Krejt Mbrapsht me Energji

Tash po del qeveria dhe po thotë “ju ndihmojmë ne prodhuesve”.

E çka ju ndihmoni? Me i qit fasadat e me i ba dritat efikase? Ok, kjo është ndihmë e mirë, por sa ka efekt?

Sa është përqindja e kursimit të energjisë me këto masa? Të themi 25% apo sa? E sa po rriten faturat? Bizneset po thonë që deri në 260%. E 260% >>>>>> se 25%. Cila është ma e madhe, sa është dallimi mes 260% dhe 25%?

Ndihma nënkupton mos me i diskriminu bizneset vendore. Me pas konkurrencë në oferta, siç e kërkon ligji… e jo operatori i njëjtë që e blen rrymën nga KEK (me resurse publike të prodhuar) me nga 29.5 euro/MWh e shkon jau shet bizneseve tona disa herë më shumë.

Fundja, kostoja direkte e rritjes së faturave të energjisë sipas rritjes së të hyrave maksimale shkon mbi 100 milionë në vit. Kostoja indirekte inflacionare në ekonomi mundet me shku në 1 miliardë euro për familjet dhe ekonominë për disa vite .

E tash sa janë qato grante për biznese që po përmenden?

Njërin e kam pa para disa ditësh 1 milion euro e tjetrin 4-5 milionë.

Eh, kur e kupton që deficiti në mallra ka shku 500 milionë euro në muaj, aq para dalin, e kostoja e energjisë ka me e rritë importin edhe ma shumë… kjo ndihmë që u përmend dje nga qeveria është jo vetëm qesharake, por edhe një turp.

Ka pas shumë mundësi dhe modalitete me parandalu rritjen e kostos së energjisë dhe një valë të re të inflacionit, por nuk është bë asgjë”.

Komento: