Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në votimin e fshehtë dhe për dështimin e sotëm të seancës, ai ka hedhur sërish akuza ndaj partive rivale të tyre.
Ai ndër tjera u ka kërkuar atyre që t’u ofrohet mundësia e votimit që po e kërkojnë
”Kjo s’mund të quhet asgjë tjetër, përpos hipokrizi. I ftoj që të reflektojnë dhe të ipet mundësia e votimit të fshehtë. Deri më tani e kemi parë se as nuk është testuar votimi i fshehtë. Këtu kemi të bëjmë më tepër me presionin, dhe interesat e ngushta të deputetëve”.
Ai tutje ka folur edhe për propozimin e LDK-së, për të cilin edhe shfaqi qasje sulmuese
”Në raste kur ka luftë civile, dhe kur ka kriza të papara, kuvendi mbetet pa qeveri, atëherë propozohen ide të tilla. Realisht qeveria tranzicionale është kthim në kohën e UNMIK-ut, por ne s’jemi aty”.