Deputetja Ganimete Musliu ka thënë se shteti ka mbetur institucione sepse “Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit”.
“Albulena mbi Republikën! Shteti vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit. Ajo ka zgjedhur që pushtetin e Albinit ta vendosë mbi shtetin, mbi interesin e popullit, mbi të ardhmen e fëmijëve të saj.”
Musliu ka shtuar se “kur individi vlen më shumë se shteti, vritet demokracia”.
Ajo ka thënë se Kurti dhe Haxhiu “do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës”.