Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se është në zhvillim e sipër, siç u shprehë ai, “një bastisje e Policisë së Kosovës” në Shërbimin Kombëtar të Punësimit në Mitrovicën e Veriut, nga e cila, sipas propagandës së tij, “varen dhjetëra mijëra përfitues”, transmeton Paparaci.
Petkoviq, në një postim në rrjetin social “X”, ka shkruar se “kryeministri i Kosovës në mandat teknik, Albin Kurti, synon përndjekjen e popullit serb dhe nxitjen e konflikteve”.
Ai gjithashtu ka pyetur se ku janë në këtë moment zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe çfarë po bëjnë.
“Është në zhvillim bastisja nga policët e Kurtit në një institucion nga i cili varen dhjetëra mijëra përfitues. Kurti dëshiron përndjekjen e popullit serb dhe nxitjen e konflikteve. Zyrtarë të BE-së, ku jeni dhe çfarë po bëni?”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”