Ndeshja vendimtare për Ligën e Kampionëve, Allegri ka një mesa për tifozët e Milanit
Trajneri i AC Milan, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencë për media para ndeshjes vendimtare ndaj Cagliari, duke theksuar se objektivi kryesor i skuadrës mbetet sigurimi i një vendi në UEFA Champions League.
Allegri u shpreh i lumtur te Milani dhe mohoi çdo spekulim për largimin e tij, duke thënë se ka kontratë me klubin dhe dëshiron të vazhdojë në “San Siro”.
“Unë nuk po kërkoj asgjë, kam kontratë me Milanin dhe jam shumë i lumtur këtu. Rezultati i nesërm do të ndikojë në mendimin e përgjithshëm”, deklaroi tekniku italian.
Ai foli edhe për luhatjet e formës dhe reagimet pas rezultateve të fundit, duke theksuar se opinionet ndryshojnë shumë shpejt në futboll, raporton ORAinfo.
Strategu italian pati fjalë edhe për dy yjet ofensivë të skuadrës, Rafael Leão dhe Christian Pulisic, për të cilët tha se ende kanë shumë për t’i dhënë Milanit, pavarësisht problemeve fizike që kanë kaluar gjatë sezonit.
Allegri komentoi edhe deklaratat e Luka Modrić për të, duke i cilësuar si shumë të këndshme dhe duke e vlerësuar kroatin si shembull për të gjithë lojtarët.
Në fund, trajneri kuqezi kërkoi përqendrim maksimal nga skuadra për sfidën e fundit të sezonit, duke paralajmëruar se Cagliari nuk do të jetë aspak kundërshtar i lehtë. /ORAinfo/
