“Në mëngjes folëm si gjithmonë …”, reagon miku i Festim Isufit pas ngjarjes tragjike

11:36 | 10 Maj 2025
“ne-mengjes-folem-si-gjithmone-…”,-reagon-miku-i-festim-isufit-pas-ngjarjes-tragjike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.

I njëjti ishte stilist i njohur mode. Miku i tij Krenar Shala, ka treguar se ka biseduar me të pak para se të vdiste.

Ai tha se do ta kujtojë Isufin si shok të mirë dhe si frymëzim.

“Lamtumirë, Festim shoku… Sot në mëngjes folëm si gjithmonë… kurrë s’e imagjinova se do të ishte hera e fundit, nuk po gjej fjalë ta pranojë që ti nuk je më mes nesh. Ishe jo vetëm një shok i mirë, por edhe një frymëzim – një dizajner me shpirt të madh e talent të rrallë. Me ty ndanim ëndrra, qeshje, plane… dhe tani ndjej një munges të thellë. Do të më mungosh çdo ditë. U prehsh në paqe, e Allahu të shpërbleftë me Xhenet”, shkroi ai.

Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh, ku thuhet se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndërsa policia ka iniciuar rastin si “hetim mbi vdekjen”.

“HETIM MBI VDEKJEN- Rr. B, Prishtinë 09.05.2025, 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”/Insajderi

Komento: