Ngërçi politik në Kuvend – Osmani i fton në takim liderët e partive politike

14:52 | 12 Maj 2025
ngerci-politik-ne-kuvend-–-osmani-i-fton-ne-takim-lideret-e-partive-politike

Dështimi për të 14-ën herë i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të reagoi rreth kësaj situate.

Osmani tashmë ka ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore në vend. Presidentja ka propozuar që takimi të mbahet më 15 maj në orën 13:00.

Këtë e konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka thënë ai.

Ky takim vjen pas shprehjes së gatishmërisë së Presidentes Osmani për të pritur liderët e të gjitha partive politike në një takim gjithëpërfshirës, nëse ata e konsiderojnë të nevojshëm një angazhim të tillë.

Komento: