Ngërçi vazhdon, dështon sërish përpjekja e VV për votim të fshehtë – Më vonë takimet e liderëve me presidenten

11:10 | 15 Maj 2025
ngerci-vazhdon,-deshton-serish-perpjekja-e-vv-per-votim-te-fshehte-–-me-vone-takimet-e-lidereve-me-presidenten

As tentimi i 16 nuk ka qenë i suksesshëm për konstitumin e kuvendit.

Propozimi për votim të fshehtë ka dështuar të kaloj tutje duke mos u përkrahur nga partitë e tjera.

Në votim, 55 deputetë kanë votuar për, një kundër, abstenime nuk ka pasur.

Sot janë bërë një muaj që nga fillimi i seancës, kohë gjatë secilës janë mbajtur 16 tentime për konstitumin.

Ndryshe, më vonë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë takime me liderët e partive politike, pikërisht lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 17, të shtunën nga ora 10:30.

Komento: