Liderët e partive të LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së tashmë kanë arritur në presidencë për takimin e thirrur nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.
Në zyrë janë futur Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj
Në këtë takim pritet të gjendet zgjidhja për ngërçin politik, më saktësisht për bllokimin e Kuvendit të Kosovës i cili po vazhdon tash e 16-të me radhë pasi opozita është kundër kandidates për kryetare të Parlamentit, Albulena Haxhiu.
Për këtë të fundit, ata thonë se nuk është figurë unifikuese për këtë pozitë.