Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova

09:01 | 24 Maj 2025
niset-grupi-i-pare-i-haxhilereve-nga-kosova

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt vendeve të shenjta për ta kryer Haxhin.

Njoftimi u bë i ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“297 haxhilerë nga komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera BIK bën me dije se Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare poashtu nga Prishtina.

“Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, përfundon njoftimi i BIK-ut.

*Klikoni KËTU për t´

Komento: