Një i lënduar nga the*rja me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i dyshuari arrestohet

22:57 | 09 Maj 2025

Një person është therur me thikë rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Rastin për FrontOnline e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Komento: