“Një nxënës shembullor …”, 28-vjeçari nga Kosova humb jetën në një kantier ndërtimi, varroset në Gjakovë

10:19 | 26 Prill 2025

Fluturim Rexha, ka humbur jetën në një kantier ndërtimi në Zvicër.

Sipas mediave zvicerane dhe familjarëve të tij, Fluturimi vdiq në një nga kantierët e mëdhenj të ndërtimit në Schlieren të Kantonit të Cyrihut, mëngjesin e së mërkurës.

Në shenjë respekti, i ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes, Dobrosh, në Gjakovë.

Ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka shkruar në Facebook për vdekjen e 28-vjeçarir, duke e kujtuar atë si një nxënës shembullor dhe një njeri me kulturë të lartë.

“Me nderimet më të larta, me pikëlim të madh, i dhamë lamtumirën e fundit Fluturimit tonë të shkëlqyeshëm, një nxënës shembullor që gjithmonë e shpërndante dashurinë dhe kulturën e lartë njerëzore dhe qytetare”, shkroi Haxhiu.

Komento: