Një zyrtar policor në Mitrovicë raporton se është kërcënuar me mesazhe në gjuhën serbe

09:53 | 25 Maj 2025
nje-zyrtar-policor-ne-mitrovice-raporton-se-eshte-kercenuar-me-mesazhe-ne-gjuhen-serbe

Një zyrtar policor në Mitrovicë të jugut ka raportuar në polici se në rrjetet sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe.

Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti është nën hetime.

“Mitrovicë Jugu 24.05.2025-18:39. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar policor, ka raportuar se në rrjete sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhen serbe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton PK

Komento: