Nuk e keni parë asnjëherë kështu, Mihrije Braha shfaqet pa make-up

14:55 | 17 Korrik 2022

Mihrije Braha shfaqet pa make-up.

Ajo është shumë aktive dhe publikon me fansat imazhe e video të ndryshme.

Fjala është për këngëtaren e mirënjohur të skenës shqiptare, Mihrije Brahën, e cila përmes rrjeteve sociale vazhdimisht informon ndjekësit për më të rejat në jetë e karrierë.

Artistja së fundmi ka shpërndarë një video, ku shfaqet tërësisht natyrale pa makijazh.

Përkundër moshës meqë tani është 54-vjeçare, ajo kujdeset vazhdimisht për paraqitjet e daljet publike.

Megjithëse rrallë është shfaqur pa “make-up”, krijuesja e hitit “Ma kadal” mori komplimente të shumta nga ndjekësit.

Braha vitet e fundit ka qenë më pak e fokusuar në projekte muzikore, duke lënë më anash profesionin e këngëtares.

E njëjta po vazhdon punën me një emision bashkë me bashkëshortin e saj, Naim Abazin.

Komento: