Operacion kundër taksive ilegalë

21:13 | 24 Janar 2019

Në Gjilan ka nisur operacioni kundër taksive ilegalë.

Policia dhe Inspektorati në komunën e Gjilanit patën një aksion për të ndaluar taksitë ilegalë që operojnë në këtë komunë.

Gjatë këtij operacioni u shqiptuan edhe gjoba veçse kësaj here jo për mungesë të licencës.

Komuna e Gjilanit ka hartuar edhe planin për ndalimin e taksive ilegalë, raporton Klankosova.

Drejtori i Inspekcionit paralajmëroi edhe qytetarët që shfrytëzojnë këtë mënyrë të transportit.

Komento: