Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se është takuar me shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila i dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se është i lumtuar që u takua me Loiseaun, dhe diskutuan për gjetjet e misionit mbi zgjedhjet e 9 shkurtit.
“E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe riafirmova angazhimin e BE-së për të punuar me institucionet e Kosovës për të zbatuar rekomandimet kryesore”, ka thënë Orav.
Gjatë ditës Loiseau sot raportin ia dorëzoi edhe presidentes Vjosa Osmani.