Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjatë ceremonisë së Ditës së Europës që po mbahet në Prishtinë, tha se shpreson sinqerisht që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Europian sa më herët.
Unionin ai e cilësoi si projektin më të suksesshëm të paqes në gjithë botën.
“[9 Maji- Është dita për të parë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por edhe ëndrrën për të ardhmen. Dhe kur kthejmë kokën prapa dhe besoj që është me rëndësi ta përmendim që Bashkimi Europian ka qenë si projekti më i suksesshëm i paqes në gjithë botën. Nuk ka luftëra midis shteteve të BE-së. Dhe nëse ëndërrojmë për të ardhmen së bashku me ju atëherë ëndrra ime është që ky proces paqësor të vazhdojë përgjithmonë. Dhe sinqerisht , shpresoj që Kosova do të jetë me ne në Bashkimin Europian sa më herët që të jetë e mundur”, tha ai.
Aktivitetet në Prishtinë me rastin e 9 Majit janë organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë./Express/