Osmani dënon s*ulmin ndaj Belgin Jasharit: Dhuna dhe urrejtja s’do të kenë vend në fushat e sportit

17:08 | 26 Prill 2025
osmani-denon-s*ulmin-ndaj-belgin-jasharit:-dhuna-dhe-urrejtja-s’do-te-kene-vend-ne-fushat-e-sportit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dënuar ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit Belgin Jashari.

E para e shtetit tha se ky është akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm në shoqërinë kosovare, teksa shtoi se sporti është urë që lidh njerëzit e jo mur që i ndan.

“Dhuna dhe diskriminimi në sport janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona më të shtrenjta: respektit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Dënoj ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari. Ky është akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm në shoqërinë tonë”.

“Çdo i ri duhet të ndjehet i sigurt, i respektuar dhe i barabartë, pa dallim prejardhjeje apo identiteti. Akte të tilla nuk mund dhe nuk duhet të mbeten pa përgjegjësi. Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për t’i ndëshkuar të përfshirët në dhunë dhe fyerje”, shkroi Osmani

Tutje,  Osmani tha se Kosova është vend i lirë e demokratike dhe se dhuna e urrejtja nuk do të kenë në fushat e sportit e as në shoqërinë kosovare.

“Askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin kur cenon dinjitetin dhe sigurinë e të rinjve tanë. Belgin, ti je pjesë e të tashmes dhe të ardhmes sonë! Kosova është krenare me ty”, shkroi Osmani.

Komento: