6 liderët e rajonit përfshi Vjosa Osmanin dhe Aleksandër Vuçiç u bashkuan mbrëmë në darken e organizuar me drejtues te BE. Antonio Costa në një postim në rrjetet sociale shkruan se:
Ka një moment të ri në procesin e zgjerimit. Përpjekjet tona të mëtejshme drejt anëtarësimit duhet të udhëhiqen nga dy parime thelbësore: konsistenca dhe besimi.
Konsistencë – nga Bashkimi Evropian, në ruajtjen e zgjerimit si një prioritet politik kryesor. Dhe konsistencë nga partnerët, në përafrimin me vlerat tona dhe në zbatimin e reformave.
Besim – i cili mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut të hapur. Brenda vendeve të rajonit, mes partnerëve, dhe me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare”.
Ndërsa Ursula von der Leyen shkruan në reagimin e saj
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit të Politikës Evropiane.
Ky është takimi i parë në Ballkanin Perëndimor.
Një simbol i fuqishëm.
Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë përtej kufijve të Bashkimit Evropian.
Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”.
Takimi i Komunitetit të Politikës Evropiane ka si qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë saj, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për diskutime mbi çështje si:
Siguria dhe stabiliteti i rajonit, përfshirë luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, si dhe menaxhimin e krizave dhe rreziqeve të mundshme të sigurisë.
Zhvillimi ekonomik, duke siguruar mundësi për rritje dhe bashkëpunim në sektorë si energjia, tregtia, dhe teknologjia.
Çështjet e energjisë dhe siguria e furnizimit me energji, veçanërisht në kontekstin e pasigurisë energjetike që është shtuar për shkak të Luftës në Ukrainë dhe pasojave që ka kjo luftë në tregjet globale të energjisë.
Ky takimi është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor pasi tregon angazhimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë këtë rajon në proceset politike dhe ekonomike të Evropës. Pjesëmarrësit përfshijnë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ata të vendeve të tjera të Europës, përfshirë shumë shtete që nuk janë pjesë e BE-së, si Turqia, Ukrainë, dhe shtetet e Lindjes së Mesme.
Takimi është gjithashtu një mundësi për të theksuar vlerat e përbashkëta të Evropës dhe për të promovuar një të ardhme të përbashkët për të gjitha shtetet që ndajnë këto vlera, duke përfshirë lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.