Osmani do të udhëheqë një tryezë me Plenkoviqin: Vuçiq s’ka qenë në listë, e kuptueshme

11:32 | 16 Maj 2025
osmani-do-te-udheheqe-nje-tryeze-me-plenkoviqin:-vuciq-s’ka-qene-ne-liste,-e-kuptueshme

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për tryezën që do të udhëheqë ajo bashkë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot në samitin e Komunitetit Politik Europian.

E pyetur nëse pret që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të jetë pjesë në këtë diskutim, Osmani tha se është “e kuptueshme” që ai të mos jetë aty.

“Nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në tri tryeza në çdo samit të EPC-së zgjidhen nga dy liderë për t’i udhëhequr. Kësaj radhe e kemi nderin që jemi përzgjedhur si Republikë e Kosovës për ta udhëhequr këtë tryezë sa i përket sigurisë dhe migrimit. Aty ka përfaqësues të ndryshëm nga shtete të ndryshme. Nga lista që kam parë Vuçiqi nuk ka qenë në ekipën tonë, që është e kuptueshme, megjithatë sepse natyrisht nuk mendojmë njësoj as sa i përket BE-së e aq më pak për vlerat që përfaqëson BE. Ka liderë të BE-së, jashtë BE-së me të cilët do të bisedojmë”.

Komento: