Osmani ftohet nga presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore më 21-22 maj

12:51 | 09 Maj 2025
osmani-ftohet-nga-presidentja-e-zvicres-per-vizite-shteterore-me-21-22-maj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Zvicër më 21-22 maj, me ftesë të Presidentes së Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

Ky është moment historik, pasi shënon vizitën e parë të një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër.

Gjatë vizitës, Osmani do të mbajë takime me autoritetet zvicerane, do të mbahet një fjalim në Parlamentin e Zvicrës, dhe do të ketë një konferencë të përbashkët për media me Presidenten Keller-Sutter.

Po ashtu, dy presidentet do të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese dhe një qendër të Universitetit të Saint Gallen.

Vizita thekson marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes dy shteteve, të ndërtuara mbi vlerat demokratike dhe bashkëpunimin afatgjatë.

 

Komento: