Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit dhe konferencës për media që pati me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dekalron se Kosova është gati për hapa të mëdhenj drejt BE-së.
Krahas pamjeve që ka ndarë Osmani në Facebook-un e saj, ajo shkruan se me Costan diskutuan për “domosdoshmërinë që BE t`i heqë masat e padrejta ndaj vendit tonë, dhe për nevojën që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të trajtohet sa më parë”.