Osmani në Malajzi, thotë se Kosova është destinacion premtues për investime

15:15 | 03 Maj 2025
osmani-ne-malajzi,-thote-se-kosova-eshte-destinacion-premtues-per-investime

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi, organizata këto që përfaqësonin mbi 100 mijë biznese, thotë se diskutoi për potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm.

Tutje, ajo shton se Kosova është destinacion premtues për investime.

“Kosova si një destinacion premtues për investime! Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi, organizata këto që përfaqësonin mbi 100 mijë biznese, diskutuam për potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë gjithnjë e më atraktive për investime të huaja”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.

Komento: