Osmani në ndejën Sulltanit të Bruneit: “Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë

15:09 | 07 Maj 2025
osmani-ne-ndejen-sulltanit-te-bruneit:-“momente-te-tilla-na-kujtojne-fuqine-e-diplomacise

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka qenë në një banket shtetëror të organizuar nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës së saj.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se u dëshmuan vlerat e bujarisë e mikpritjes dhe respektit që e karakterizojnë këtë komb.

“Përgjatë vizitës, kishim nderin që gjithashtu të takojmë Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, ku diskutuam rreth mundësive të shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm”.

“Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve”, ka thënë Osmani

Komento: