Osmani në Tiranë: BE po bllokon Kosovën, reformat tona nuk vlerësohen

11:40 | 16 Maj 2025
osmani-ne-tirane:-be-po-bllokon-kosoven,-reformat-tona-nuk-vleresohen

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një prononcim për mediat, para takimit të Komunitetit Politik Evropian, ndërsa ka vlerësuar Shqipërinë për organizimin e Samitit evropian, është shprehur e pakënaqur me sjelljen e BE-së ndaj Kosovës.

Osmani tha se BE po bllokon Kosovën në procesin e integrimit evropian, duke mos vlerësuar punën e qeverisë dhe reformat e realizuara.

“Uroj Shqipërinë dhe Ramën për organizimin e Samitit, është e rëndësishme që në fund të samitit të dalim në plan konkret se si do të ecin shtetet tona në rrugën drejt BE.

Kosova e ka politikën e jashtme 100 përqind të linjëzuar me atë të BE, e njëjta dhe për politikat e sigurisë. Fatkeqësisht ka një bllokadë totale nga BE dhe reformat tona nuk vlerësohen, as puna jonë nuk vlerësohet” tha Osmani.

Komento: