Presidentja Vjosa Osmani është shprehur falënderuese ndaj diasporës për pritjen që i bën në Bern të Zvicrës.
Në një postim në Facebook, ajo është shprehur mirënjohëse ndaj shtetit zviceran për mikëpritjen.
“Faleminderit mërgatë! Faleminderit Zvicër për këtë pritje madhështore!”, ka shkruar Osmani.
Osmani është pritur në sheshin e Bernit nga presidentja e Konfederatës të Zvicrës, Karin Keller-Sutte, me ceremoni zyrtare, aty ishin të pranishëm një numër i madh i kosovarëve që jetojnë atje, të cilët presidentja i përshëndeti.
Postimi i saj: