Osmani: Nuk e humbim kurrë shpresën për anëtarësim në BE

23:08 | 25 Prill 2025
osmani:-nuk-e-humbim-kurre-shpresen-per-anetaresim-ne-be

Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e sheh Kosovën si pjesë të komunitetit perëndimor në të ardhmen.

Sipas Osmanit, Kosova ka bërë më së shumti reforma në mesin e vendeve të rajonit të Ballkanit që janë parakushte për anëtarësim në BE.

“Nuk e humbim kurrë shpresën. 97 për qind e qytetarëve tanë mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. ndërlikuar. Për shembull, ka ende pesë vende brenda BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, puna për të arritur anëtarësimin në BE vazhdon. Kosova gjithmonë ka pasur një synim dhe të vetëm, e ai është anëtarësimi në komunitetin euroatlantik”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv

Ajo ndër të tjerash ka falënderuar Finlandën për mbështetjen solide që ka marrë gjatë dekadave.

Komento: