Osmani përkujtoi 26-vjetorin e masa’krës së Studimes: Plagët e asaj dite të kobshme nuk do të shërohen kurrë

15:42 | 02 Maj 2025
osmani-perkujtoi-26-vjetorin-e-masa’kres-se-studimes:-plaget-e-asaj-dite-te-kobshme-nuk-do-te-sherohen-kurre

Presidentja Vjosa Osmani përkujtoi 26-vjetorin e masakrës së Studimes.

Presidenca bën të ditur se Osmani ka thënë se plagët e masakrës së Studimesnuk do të shërohen kurrë, por e vërteta për mizoritë e kryera do të mbahet gjallë e do të përcillet brez pas brezi.

“Në 26-vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri, kujtojmë me respekt 116 gra, fëmijë, e të moshuar – të vrarë brenda dy orësh nga regjimi gjenocidal serb, vetëm pse ishin shqiptarë”.

“Plagët e asaj dite të kobshme nuk do të shërohen kurrë, por e vërteta për mizoritë e kryera do të mbahet gjallë e do të përcillet brez pas brezi”.

“Kujtesa për ta është obligim, drejtësia është qëllimi ynë, ndërsa martirët janë testament i përjetshëm i lirisë sonë. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Studimes!”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Komento: