Presidentja Vjosa Osmani është pritur nga homologia e saj në Zvicër, Karin Keller-Sutter.
Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, derisa u pritën në Rezidencën e Këshillit Federal të Zvicrës.
Osmani do të qëndrojë në Zvicër për dy ditë me radhë, pos takimeve të lartcekura, ajo do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës.
Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Ndërsa, në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe Keller-Sutter do të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen, e cila është e përkushtuar për zhvillimin e kulturës së të nxënit dhe të mësimdhënies, fushë me rëndësi të veçantë për të ardhmen e të rinjve në Kosovë dhe Zvicër.
E në Gjenevë, Osmani do ta ketë një takim edhe me mërgatën shqiptare