Osmani: Sonte, edhe Kosova shndrit me Shkodrën Elektronike

21:20 | 17 Maj 2025
osmani:-sonte,-edhe-kosova-shndrit-me-shkodren-elektronike

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar fitore sonte Shkodrës Elektronike në festivalin e këngës Eurovision.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se sonte edhe Kosova shndrit me Shkodrën Elektronike.

“Edhe pse Kosova ende nuk merr pjesë në Eurovizion, sonte të gjithë shqiptarët përfaqësohen denjësisht nga Shkodra Elektronike dhe shikuesit nga vendi ynë kanë të drejtë të votojnë si pjesë e votës së publikut”.

“Një krijim që sjell një rrëfim të fuqishëm e kuptimplotë, meriton përkrahjen tonë në Kosovë, në mërgatë e kudo që ka shqiptarë. Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen: Votoni Shqipërinë dhe numrin 26.  Fitore për Zjerm”, ka thënë Osmani

Komento: