Osmani takohet me Shefin e Zyrës së BE në Kosovë: E njoftova për takimin e nesërm konsultativ me liderët e partive politike

13:08 | 14 Maj 2025
osmani-takohet-me-shefin-e-zyres-se-be-ne-kosove:-e-njoftova-per-takimin-e-neserm-konsultativ-me-lideret-e-partive-politike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend.

Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës.

Komento: