OVL takim me Abdixhikun: Shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve

21:38 | 13 Maj 2025
ovl-takim-me-abdixhikun:-shprehu-perkrahjen-e-ldk-se-per-kerkesat-e-drejta-te-veteraneve

Sot, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me anëtarë të kryesisë, u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në njoftimin e OVL-së dërguar mediave thuhet se gjatë takimit u diskutua për “gjendjen e kategorive të dala nga lufta dhe nevojën për trajtim me dinjitet dhe mbështetje institucionale”.

“Kryetari Abdixhiku shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve dhe theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie në përputhje me vlerat e luftës çlirimtare dhe sakrificën e bërë për liri”, thuhet në njoftim.

Komento: