Pacolli thotë se deputetët që bllokojnë punën e Kuvendit, nuk duhet të marrin meditje

12:25 | 07 Maj 2025
pacolli-thote-se-deputetet-qe-bllokojne-punen-e-kuvendit,-nuk-duhet-te-marrin-meditje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas dështimit të seancës së 12-të të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për vendin.

Ai ka bërë thirrje që deputetët që bllokojnë punën e Kuvendit të mos kompensohen financiarisht për mungesën e angazhimit.

“Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona. Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë! Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, ka pohuar Pacolli.

 

 

 

Komento: