Pak para takimit me liderët e partive, Osmanit i shkon në zyre diplomatja amerikane

12:18 | 15 Maj 2025
pak-para-takimit-me-lideret-e-partive,-osmanit-i-shkon-ne-zyre-diplomatja-amerikane

Pak para takimit me liderët e partive, Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në zyre të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se edhe në këtë takim u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje.

 

 

“Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Osmani do t’i pres liderët e partive shqiptare në një takim në orën 13:00, në kërkim të një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar tash e një muaj. Pastaj në orën 15:00 do t’i mbledh krerët e partive minoritar

Komento: