Në Ditën e Presidentit, Pal Lekaj nga AAK ka shkruar për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili që nga viti 2020 ndodhet në paraburgim në Hagë.
Lekaj ka thënë se në Hagë është duke u bërë padrejtësi, teksa është shprehur për këtë padrejtësi zëri i një populli është me ish-presidentin Thaçi.
“Kur në Hagë bëhet padrejtësi, Kosova thërret bijtë e saj më të denjë. President Hashim Thaçi, zëri i një populli është me ju!”, ka shkruar Lekaj në një postim në Facebook.