Pamje: Momenti kur eksplodon predha e Luftës së Dytë Botërore e cila u gjet në Kaçanik

15:13 | 02 Maj 2025

Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in, e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një predhë në Kaçanik.

PËRFUNDON ME SUKSES EKSPLODIMI I KONTROLLUAR I NJË PREDHE NË KAÇANIK

Më datë 02.05.2025, në ora 12:35 në fshatin Stagovë të Kaçanikut, në lagjen “Teneqja”, është realizuar me sukses eksplodimi i kontrolluar i një predhe të dyshuar si e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore. Operacioni është kryer nga njësitë e KFOR-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Kaçanik.

Për sigurinë e qytetarëve, ishte vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash përreth vendit të ngjarjes.

Operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë incident apo rrezik për banorët.

Komento: